Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj edhe ditën e sotme është paraqitur në SPAK për t’u marrë në pyetje.
Në ambientet e prokurorisë Beqaj shoqërohet nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj dhe nuk dihet sa do të qëndrojë sot. Dy seanca ka thyer rekord deri tani, tetë dhe nëntë orë.
Por është e sigurt se kur të dalë do të ketë një surprizë jo të bukur, pasi tashmë do t’i duhet të paguaj dhe një gjobë që policët bashkiakë i vendosën për parkim të gabuar.