-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Malësia e Kurbinit në protestë: S’kemi rrugë e drita! Njerëzit po ikin, shteti na ka harruar

Kryesoret

Shtatë fshatra të Malësisë së Kurbinit ndodhen në kushte të mjerueshme, pa rrugë, pa drita dhe pa shërbim mjekësor. Udhëtimi në zonë bëhet vetëm me mjete të larta, pasi i gjithë segmenti rrugor me gjatësi rreth 15 km është i degraduar, me gropa të shumta dhe i rrezikshëm shkak të terrenit malor, zona është thuajse e izoluar

Kjo është situata që ka detyruar banorët e këtyre zonave të ngrihen në protestë.

Ata e konsiderojnë të papranueshme gjendjen në të cilën ndodhet Malësia e Kurbinit,

“Ne nuk kemi as drita, as rrugë, asgjë. Nuk ka vënë dorë kurrkush në këtë zonë, pavarësisht se është zona turistike fshati Skuraj. Është shumë vështirë me lëviz, me thënë nuk lëvizet fare se është krejt gropa, krejt rruga e dëmtuar. Po ikin dita e ditës së s’kanë ca bëjnë, rrugë s’ka, drita s’ka. 12 muajt e vitit ne kemi drita pothuaj 6 muaj.

Unë marr çdo ditë kalamajtë e shkollës, nga Llata i çoj në Skuraj. Kush dorë nuk ka vënë këtu asnjëherë, s’dalin punëtorët e mirëmbajtjes, e as nuk vjen bashkia.

Sa herë bie shi ne jemi pa drita. Normale nuk është.

Premtime ka pasur sa duash, por nuk janë realizuar asnjë” janë shprehur banorët.

Mungesa e vëmendjes nga ana e Qeverisë dhe investimet inegzistente në zonë ka sjellë largimin e popullsisë.

Deri rreth dy dekada më parë në fshatrat Skuraj, Gallat, Gërnac, Vinjoll, Selitë, Dauel dhe Malbardhe ka pasur rreth 8 mijë banorë, por sot nuk ka më shumë se 1 mijë.

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit