Kundër 6 personave të cilët dhunuan barbarisht tre shqiptarët në Malin e Zi, është ngritur një kallëzim penal nga policia e HerzeGnovit.
Kallëzimi është bërë për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”, ndërsa persona janë identifikuar si, Branko Vuksanoviç, Sergei Devic, Kosto Dunderovi, F.V., V.T. dhe S.M.
Prokuroria dhe policia malazeze, këmbëngulin se konflikti mes dy grupeve ka nisur pas një incidenti në trafik më 6 janar.
Pas identifikimit të të dyshuarve, policia malazeze me urdhër të gjykatës kanë kontrolluar gjashtë banesat të cilat përdoren nga të dyshuarit.
Në banesën e njërit prej të dyshuarve, policia malazeze ka gjetur dhe sekuestruar:
— një pistoletë të markës “Zastava M57” cal 7.62mm në posedim pa leje
—tre kreher pistolete
— 44 copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm
—si dhe një jelek kamuflazhi, që dyshohet se u përdor edhe ditën e ngjarjes ku u ushtrua dhunë ndaj 3 shqiptarëve.