Përplasja e një makine tip “Volkwagen” me një motor në aksin rrugon “Levan-Tepelenë” ka lënë të plagosur shoferin e motomjetit, H.K., i cili për pasojë të plagëve është dërguar me urgjencë në spital.
Detajet mbi gjendjen shëndetësore të tij nuk dihen ende.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fratarit”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Ll.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.