Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tregoi se të gjitha patrullat policore brenda vendit do të pajisen me armë të gjata.
“Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë”, shkroi Sveçla në Facebook.
Megjithatë, ministri i Brendshëm nuk bëri të ditur se për sa armë të blera bëhet fjalë, por ai vetëm falënderoi Kroacinë “për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës”.
Buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme për këtë vit është buxheti më i madh në vitet e fundit, dhe kap vlerën prej 216.523.467 eurosh.