-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi rinis punën për lojërat e fatit e zonat e mbrojtura

Kryesoret

Në kalendarin e punimeve për periudhën 15 janar – 2 shkurt 2024 të miratuar të enjten pa praninë e opozitës në Konferencën e Kryetarëve parashikohet votimi në seancë plenare me datë 8 shkurt i projektligjit  “Për lojërat e fatit” një propozim i ardhur nga Këshilli i Ministrave që në korrik.

Dispozitat e reja ligjore që propozojnë rikthimin e basteve online më shumë se 5 vite nga ndalimi i tyre me ligj nga qeveria.

Ligji u miratua pa ndonj debat thelbësor në komisionin e Ligjeve por ato shkaktuan kundërshtime dhe debat në komisionin për Ekonominë dhe Financat, duke bërë që të shtyhej disa herë futja e tij në seancë plenare.

Qeveria argumenton se me anë të ligjit të ri tenton ta formalizojë aktivitetin e basteve pasi pranoi se nuk e ka kontrolluar dot funksionimin e tij në mënyrë të paligjshme gjatë kësaj periudhe.

Sipas propozimeve të reja, bastet do të lejohen vetëm online, e drejta për ta ushtruar këtë aktivitet do jepet vetëm për 10 operatorë dhe përzgjedhja e tyre do të bëhet nëpërmjet një komisioni të veçantë e kriteresh të forta.

Ligji u kundërshtua nga opozita, nga shoqata e basteve dhe atyre për mbrojtjen e lojtarëve. As vetë deputetët socialistë nuk kanë arritur të gjejnë konsesus mes tyre në komisionin e ekonomisë, ku po diskutohem ndryshime të mundshme mbi propozimet fillestare të qeverisë.

Ndërkohë, në kalendarin 3-javor të nisjes së sesionit të ri mazhoranca parashikon votimin më 15 shkurt të nismës ligjore të deputetëve të PS-së, e cila i hap rrugë shkatërrimit të mëtejshëm të Zonave të Mbrojtura natyrore me lejimin e investimeve turistike dhe ekonomike brenda tyre.

Aktivistët e mbrojtjes së mjedisit e cilësuan një “zhvillim skandaloz” dhe kundërshtuan njëzëri nismën. BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit