-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

WhatsApp mendon për adhuruesit e memeve, opsion i ri për përdoruesit

Kryesoret

Memet kanë qenë një tipar kryesor i shumë prej mesazheve tona për vite me rradhë, por kanë procesin e tyre për tu krijuar dhe ndonjëherë është pak i gjatë.

Tani “WhatsApp” ka shtuar opsionin për të krijuar, ndryshuar dhe shpërndarë ‘stickers’ të personalizuar sipas shijeve tuaja, pa qenë nevoja për programe shtesë.

WhatsApp prezantoi për herë të parë Stickers në vitin 2018, fillimisht duke lançuar paketat e veta ngjitëse përpara se të shtonte mundësinë për të ngarkuar sticker të palëve të treta.

Megjithatë përdoruesve u është dashur të mbështeten në aplikacionet e palëve të treta.

Tani, WhatsApp po largon nevojën e aplikacioneve të treta, dhe jep mundësinë për të krijuar Stickers direkt brenda aplikacionit.

Për të krijuar një ‘sticker’ nga një imazh, hapni aplikacionin WhatsApp dhe bisedën ku doni ta dërgoni. Klikoni në seksionin e ‘stickers’ që ndodhet në të djathtë të hapësirës për të shkruar.

Klikoni “krijo sticker” dhe zgjidhni një foto nga galeria. Do të shfaqen disa mjete pune që ju lejojnë të punoni imazhin sipas dëshirës, të prisni, shkruani, vizatoni dhe vendosni foto të tjera. Kur të jeni kënaqur me krijimin tuaj, shtypni “send” për ta dërguar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit