Këtë të martë maturantët e gjithë Shqipërisë do ti nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore 2026, atij të gjuhës së huaj (Anglisht).
Bazuar në kalendarin e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit provimi do të fillojë në orën 10:00 dhe përfundojë në orën 12:30.
Sipas ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, me anë të një postimi në rrejtin e saj facebook ka njoftuar se për mbarëvajtjen dhe integritetin e këtij procesi, në të 144 qendrat e provimit janë angazhuar mbi 2 mijë mësues administratorë, 170 monitorues nga ministria dhe 650 vlerësuesqë do të ndjekin me përkushtim çdo etapë.
Nga ana tjetër institucionet përgjegjëse dhe shkollat u kanë bërë thirrje nxënësve të shmangin marrjen me vete apo përdorimin e celularëve gjatë provimit, pasi mund të marrin masa disiplinore për përjashtimin e tyre.
Postimi i Kumbaros
Sot është një ditë e veçantë dhe plot emocione për mbi 26,600 maturantët tanë, të cilët nisin rrugëtimin e provimeve të Maturës Shtetërore📝
Dua t’i uroj me gjithë zemër secilit prej jush mbarësi dhe shumë suksese❤️
📝Për mbarëvajtjen dhe integritetin e këtij procesi, në të 144 qendrat e provimit janë angazhuar mbi 2 mijë mësues administratorë, 170 monitorues nga Ministria dhe 650 vlerësues👩🏫 që do të ndjekin me përkushtim çdo etapë.
👩🎓📚Paçi mbarësi dhe qoftë ky fillimi i një rruge të ndritur drejt auditorëve të universiteteve tona në profesionet që ju ëndërroni 🇦🇱🎓









