Të paktën 16 herë është qëlluar drejt makinës ku udhëtonte Zamir Kalemi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pranë Salitës. Vetëm njëri e kapi në këmbës.
Ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Killerat dogjën mjetin “Nissan” në Bërzhitë. Kjo tregon se ngjarja ishte e planifikuar dhe jo konflikt spontan.
Përdorën targa të vjedhura për kryerjen e atentatit, të denoncuara të humbura më herët në Tiranë. Në drejtim të makinës “Smart” me të cilën po lëvizte Kalemi është qëlluar nga distancë e shkurtër, ndërsa makina më pas është përplasur me trafikndarësen.
Paraprakisht dyshohet se autorët kanë qenë tre. Personi që qëlloi, shoferi në timon dhe i treti që i priste në Bërzhitë pasi dogjën makinën. Asnjë i arrestuar deri tani. Pista kryesore e hetimit është hakmarrja.