-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zef Brozi: Shteti vrau me 21 Janar, po SPAK pse hesht?

Kryesoret

Shteti vrau me 21 Janar 2011– tha Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Po SPAK pse hesht dhe nuk heton këtë krim shtetëror?

Hetimi e gjykimi i gjithanshëm i aktit terrorist shtetëror të 21 Janarit  2011është sot jo vetëm detyrim, por edhe test për SPAK-un dhe Gjykatën e Posacme.

U bëj apel SPAK dhe BKH të guxojnë dhe të fillojnë pa vonesa të mëtejshme hetimet për këtë krim të tmerrshëm shtetëror. Dhe hetimet duhet të fillojnë me atë që ishte në majën e piramidës qeveritare përgjegjëse – ish kryeministri i asaj kohe dhe dhunuesi i përhershëm i institucioneve të Drejtësisë, Sali Berisha.

U bënë 13 vite nga dita e zezë e 21 Janarit 2011 kur akti terrorist shtetëror gjakosi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Shteti berishian vrau djallëzisht katër protestues paqësorë e të paarmatosur: Aleks Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën e Faik Myrtajn dhe plagosi dhjetra protestues të tjerë mes të cilëve edhe gazetarin Fatos Mahmutaj, i cili tani është azilant politik në Belgjikë.

Për turpin e organeve të Drejtësisë as urdhëruesit e organizatorët e këtij krimi shtëtëror, as sabotuesit dhe penguesit e hetimeve, as zhdukësit e disa provave të krimit, akoma nuk janë hetuar e gjykuar. Përkundrazi, disa prej tyre janë edhe sot deputetë në Parlament.  Duket edhe si një lojë e turpshme sorollatjet për ekspertiza plumbash.

Hetimi i krimit shtetëror të 21 Janarit mbase është ndër më të lehtit për t’u hetuar sepse provat janë dhe shumë prej tyre dihen publikisht brenda e jashtë Shqipërisë. Mirënjohje e pafund atyre gazetarëve e televizioneve që me kurajo paraqitën në sytë e shqiptarëvë dhe gjithë botës se si shteti vrau protestuesit atë 21 Janar.

Mbase si në asnjë tjetër krim nga pushtetarë të lartë, Saliu, që komandonte nga zyra e tij kryeministrore, disa herë ka pohuar publikisht me mburrje e kërcënime në media, televizione e takime se ishte i gatshëm të vriste edhe më shumë, edhe dhjetra e qindra protestues.

Ai madje premtonte “plumbin ballit” për kryetarin e opozitës së 2011-ës. Versionet e tij qesharake, kërcënimet dhe fyerjet ndaj Prokurores së Pergjithëshme Ina Rama, sajimi i grupit pucist dhe ngritja e Komisionit Parlamentar për këtë, moszbatimi i urdhërave të prokurorisë etj.

Ishin disa nga përpjekjet e Saliut për të sabotuar hetimet dhe për të mos u vënë para drejtësisë. Ish ministri Basha bën mirë të bashkëpunojë me SPAK-un sepse ai di shumë për të vërtetën e atij krimi shtetëror. Edhe ish- komandanti i Gardës e disa të tjerë nuk duhet të rëndojn veten për të shpëtuar Saliun.

U bëj apel medias, gazetarëve dhe kujtdo që ka prova e fakte të ndihmojnë SPAK-un dhe BKH në hetimin e plotë e të gjithanshëm të aktit terrorist shtetëror të 21 Janarit 2011.

Përshëndes SPAK dhe Gjykatën e Posacme për disa hapa inkurajues drejt dhënies fund Pandëshkueshmërisë së krimit e korrupsionit të pushtetarëvë e ish pushtetarëvë të lartë të cdo kohe. Por qytetarët dhe institucionet ndërkombëtare presin më shumë prej tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit