-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama bëri miliardat me plehrat e shqiptarëve, Ahmetaj e tha se kush ishte mbreti

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ashtu si në 10 ditët e fundit ka vazhduar traditën duke mbajtur një fjalim nga dritarja e banesës së tij për mbështetësit që kundërshtojnë masën e sigurisë “arrest shtëpie”  ndaj tij.

Berisha mbrëmjen e sotme zgjodhi të fliste për një nga temat më të përfolura, atë të inceneratorëve.

Ai u shpreh se Rama vendosi të bëhet miliarder duke vjedhur me plehrat e qytetarëve nëpër qytetet e vendit, duke e kthyer qeverinë e tij në një organizatë kriminale.

“Edi Rama e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë kriminale, sepse në praktikat e njohura të mafies botërore, ai vendosi të bëhej miliarder duke vjedhur me plehrat qytetarët e Tiranës, Elbasanit, Fierit, Durrësit, Krujës dhe qyteteve përreth.

Pikërisht me këtë qëllim, Edi Rama do urdhëronte hedhjen poshtë të strategjisë së trajtimit, mbetjeve me landillin, seleksionim, depozitim, riciklim, strategji e financuar nga BE dhe e faktuar si më e mira e kohës.

Do ishte Edi Rama, kreu i organizatës kriminale që do krijonte grupin e zëvendësministrave për të shpallur emergjencën.

Të dashur miq, Edi Rama është kreu suprem i vjedhjes së shekullit.

Ia ka thënë Arben Ahmetaj se mbreti tha Arben Ahmetaj, nuk jam unë, mbreti është ai që detyroi të firmosin 17 firma në 24 orë ministra dhe shkruar ministrave.

Edi Rama është kreu i aferës së vjedhjes së shekullit sepse buxheti i shtetit nuk kishte një qindarkë të përcaktuar dhe ai me shpejtësi përcaktoi fondet që do i vidhte së bashku me Erion Veliajn dhe ministrat e tij” deklaroi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit