-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kthehet festa në “Maradona”, Rrahmani zgjon Napolin nga “makthi”

Kryesoret

Napoli arriti një fitore me vuajtje në derbi ndaj Salerniatanas.

Kampionët në fuqi të Italisë po vuajnë një sezon i cili deri më tani ka parë vetëm rezultate negative, me tifozë të cilët prej javësh nuk festonin një fitore të ekipit të tyre.

E për të shpërthyer në festë  stadiumin “Maradona” ka menduar mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani.

Ndeshja nisi menjëherë keq për ekipin e Mazzarrit, Candreva shënoi një super gol nga jashtë zone duke shtangur portierin Gollini, por në minutat e fundit shtesë të pjesës së par arbitri akordoi një penallti në favor të vendasve.

Nga pika e bardhë goditi Politano i cili vendosi në barazpeshë sfidën.

Pjesa e dytë pa një Napoli i cili dominoi gjer e gjatë në fushën e lojës, madje shumë raste të shpërdoruara ndërsa Salernitana zgjodhi të mblidhej mirë në mbrojtje dhe të shfrytëzonte kundërsulmet.

Minutat kalonin dhe dukej se fitorja as në këtë përballje nuk do të vinte.

Kvartskhelia më i sakrifikuari nga të tijt mori përsipër një aksion personal, i dëshpëruar në kërkim të golit por Ochoa i tregoj se nuk do të dorëzohej.

E megjithatë për të vulosur sfidën mendoj Amir Rrahmani në minutën e 96-të, pas një krosi në zonë mbrojtësi kosovar përfitoj nga rrëmuja për të dërguar topin në rrjetë, 2-1 për Napolin dhe “makthit” të kampionëve të Italisë duket se i erdhi fundit.

Me këto tre pikë Napoli momentalisht shkon në vendin e 6-të në renditje, Salernitana nga ana tjetër vuan një tjetër humbje në shtesë, ashtu si kundër Juventusit një raund më parë dhe mban vendin e fundit me 12 pikë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit