Napoli ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit me Antonio Conten. Klubi italian bëri të ditur se palët kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për ndërprerjen e kontratës përpara afatit të saj.
Në reagimin e publikuar nga klubi, drejtuesit shprehën mirënjohjen për punën e trajnerit italian dhe stafit të tij gjatë periudhës në krye të skuadrës. Gjatë drejtimit të Contes, Napoli arriti rezultate të rëndësishme, mes të cilave spikat fitimi i titullit kampion të Italisë dhe triumfi në Superkupën e Italisë.
Klubi napolitan falënderoi trajnerin për kontributin e dhënë dhe i uroi suksese në sfidat e ardhshme të karrierës së tij.









