Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar mos duke marrë në konsideratë kërkesën e grupit të PD-së, që pakti i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë që tashmë është pezulluar, të shqyrtohet me praninë e medias. Por gjykata e drejtuar nga Holta Zaçaj vendosi që të mos e pranonte.
Pak me Italinë i firmosur nga Rama-Meloni u pezullua në Dhjetor të vitit të kaluar dhe këtë fillim viti gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë kërkesën e grupit të PD-së në themel për të vendosur përfundimisht mbi fatin e protokollit që parashikon sjelljen e emigrantëve afrikanë në Shëngjin.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e grupit të PD për të zhvilluar një seancë plenare publike në lidhje me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.
“Transparenca e munguar nga Këshilli i Ministrave gjatë negocimit dhe nënshkrimit të Protokollit për emigrantët me Italinë, duket se vazhdon edhe gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, për sa kohë që publiku dhe mediat nuk kanë mundësi që të njihen me materialet e çështjes dhe të dëgjojnë qëndrimet e palëve, pyetjet e Gjykatës dhe përgjigjet e tyre, si dhe debatin gjyqësor.
Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të premten kërkesën e Grupit Parlamentar të PD që kërkojë shqyrtimin publik të kësaj çështje. Në përgjigjen e saj, Gjykata Kushtetuese shprehet se mbledhje e gjyqtarëve në datën 11.01.2024 ka vendosur që shqyrtimi të bëhet me dyer të mbyllura” shkruan ai.