-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Popullsia po largohet nga Ballkani Perëndimor

Kryesoret

Ndihmëssekretari amerikan i Byrosë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien në një konferencë për shtyp online ka folur për axhendën që kanë për Ballkanin Perëndimor dhe për qasjen “e rinovuar” të BE-së karshi këtij rajoni.

O’Brien tha se është shumë domethënëse që në fund të vitit, Këshilli Europian foli për ofrimin e një perspektive të fortë europiane për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe për Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Ambasadori O’Brien ka përmendur largimin e popullsisë nga Ballkani Perëndimor.

Çështja në këto vende është se një pjesë e madhe e popullsisë së tyre po largohet, po zhvendoset në Europë dhe gjetkë dhe kjo do të thotë se njerëzit që mbesin e kanë edhe më të vështirë të krijojnë atë lloj mundësie ekonomike që anëtarësimi në Europë duhet t’u sjellë atyre. Pra, ne jemi shumë të inkurajuar nga angazhimi i rinovuar i BE-së për angazhimin e këtyre vendeve. Ne e mbështesim fuqimisht Planin e Rritjes ekonomike të Presidentes von der Leyen”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit