-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raketat “Javelin”, Vuçiç: SHBA-ja po fuqizon Kosovën

Kryesoret

Për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk ka dyshime, sipas tij pas raketave “Javelinë” nga ana e Kosovës qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne e dimë që me krejt këto po udhëheq Amerika, këtë po e bëjnë ekspertët e mëdhenj të cilët do të jenë si mendërisht ashtu edhe fizikisht janë tepër të gatshëm. Amerikanët dhe NATO-ja këtë po e bëjnë në mënyrë jashtëzakonisht serioze dhe të përgjegjshme. Ata do të formojnë forca jashtëzakonisht të forta”, ka thënë ai duke folur për FSK-në.

Nga Beogradi ai deklaroi se Serbia do të armatoset  “që të parandalojë çfarëdo agresori”. “Të gjithë e kuptojnë se përse sot duhet të kemi ushtri të fortë, sepse pa të nuk do të ekzistonim si shtet”, ka thënë ai.

“Kemi 186 milionë euro në dispozicion dhe do t’i shpenzojmë menjëherë në blerjen e tetë mjeteve ‘Nore’ dhe do t’i blejmë menjëherë. Po përgatisim një pako të re prej 150-400 milionë eurosh për pajisje shtesë dhe për armatimin e ushtrisë.

Për këtë arsye edhe disa iu dhanë ‘Javelinët’ shqiptarëve sepse e dinë se çfarë kemi” është shprehur Vuçiç.

Gjatë deklaratës së tij për mediat ai u shpreh gjithashtu se Kosova ka si qëllim t’i eleminojë serbët.

“Ata e kanë FSK-në që nuk do të duhej të ekzistonte, aktualisht kanë bashkërisht me Policinë, 223 automjete të blinduara, të tipit të lehtë, më së shpeshti transporton këmbësorinë”, ka thënë tutje ai. Ai tha se këto janë kryesisht automjete turke, të cilat Kosova i ka marrë, dhe se “ata duan që t’i rrisin në 350, ndërsa i kanë 5.000 ushtarë në FSK e edhe 20.000 në rezervën e parë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit