-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makina çau postbllokun dhe goditi efektivin, policia qëllon drejt tij me armë

Kryesoret

Një person, i dyshuar për trafik droge ka refuzuar të ndalonte në kontroll nga Policia e Kosovës në Suhodoll në Mitrovicë të Veriut dhe teksa ka bërë përpjekje të ikte, ka goditur me makinë një polic dhe makinën e policisë, ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

Elshani ka konfirmuar se policia është detyruar të qëllonte me armë. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar. I dyshuari ka lënë makinën në vend të ngjarjes dhe u arartis, ka thënë Elshani. “Kemi informacione për të dyshuarin dhe besojmë se kemi të bëjmë me rast me marihuanë. Policia është në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit