-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

15-vjeçari drejtonte makinën pa patentë, aksidenton një 13-vjeçar në Korçë

Kryesoret

Policia e Korçës ka proceduar në gjendje të lirë pasi është përfshirë në një aksident teksa drejtonte mjetin pa patentë.

Mësohet se ai ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetin në aksin “Korçë-Mborje” dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Nga ky aksident është plagosur një 13 vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi në rrugën “Korçë-Mborje”, pranë degëzimit për në Malin e Moravës, ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit