-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti dhe Vuçiç pjesë e forumit në Davos, Lajçak nuk parashikon takim

Kryesoret

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar për takimet e tij javore që kishte në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak ka treguar se po përgatitet për një javë dinamike në Davos të Zvicrës ku do të mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Atje pritet të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Por emisari evropian nuk përmendi ndonjë takim potencial në mes Kurtit e Vuçiqit.

“Me përfundimin e javës, unë po përfundoj përgatitjet e mia për javën e ardhshme dinamike, gjatë së cilës do të jem në Davos  duke marrë pjesë në Takimin e 54-të Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror. Do të marr pjesë në disa panele diskutimesh dhe do të kem takime të shumta dypalëshe”, ka deklaruar Lajçak.

Po ashtu ai ka falënderuar Francën për mbështetjen në procesin e dialogut.

”Duke filluar javën e parë të punës të vitit, vizitova Parisin, ku u angazhova në një sërë takimesh shumë konstruktive dhe thelbësore në Quai d’Orsay dhe Élysée. Objektivi kryesor ishte sinkronizimi i përpjekjeve me homologët e mi francezë dhe vendosja e bazave për muajt në vijim. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme nga Franca në përpjekjet e mia për të lehtësuar Dialogun e udhëhequr nga BE dhe për bashkëpunimin e frytshëm që vazhdojmë të gëzojmë”, ka shkruar Lajçak në Facebook, të dielën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit