Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i kërkoi ndihmë SHBA-së për t’i bërë presion qeverisë që të mblidhet sa më shpejt komisioni për reformën zgjedhore.
“PD insiston që debati për reformën zgjedhore të bëhet publik. të mos vonohet më. Qeveria ka alibi të ndryshme. PS i ka ikur përgjegjësisë. Shpresoj që me insistimin e SHBA-BE-së këtyre alibive t’u vijë fundit dhe komisioni të mblidhet këtë javë” tha ai.
Opozita ka kërkuar prej kohësh zëvendësimin e bashkëkryetarit të komisionit, Enkelejd Alibeaj me Oerd Bylykbashin, por kjo nuk është pranuar nga socialistët.