-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E tregoi me gisht”! Ish-luftëtari i UÇK-së te 5Pyetjet.al: Si u vranë 45 shqiptarë në Reçak

Kryesoret

Më 15 janar 1999 në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar.

Sipas dëshmitarëve, rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj në një intervistë me “Skype” për “5Pyetjet.al” sjell dëshminë duke theksuar se amerikanët kishin dijeni për atë që ndodhi.

Ne nuk e dimë si ka ndodhur, por bazuar mbi aktorët, librin e Blerim Shalës që ka pasur kontakte me ambasadorët amerikan dhe OSBE-së, pothuajse kishin dijeni për masakrën që do të ndodhte. Rreth zonës së Reçakut.

Po të lexosh librin, ai thotë se ambasadorët u afruan drejt hartës dhe më “treguan me gisht se forcat serbe se do të sulmojnë diku këtu dhe bënë një rreth që përfshinte Reçakun”.

Dhe më pas thotë, se pas dy javësh ndodhi Reçaku. Realisht askush nuk e di realitetin si ndodhi. Por kjo tregon se serbët e kishin parapërgatitur, pasi bazuar mbi librin e Blerim Shalës, amerikanët kishin dijeni” tha ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit