-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti në Reçak: Civilët u varrosën pas 4 javësh

Kryesoret

Kryeministri Kurti me presidenten Osmani kanë shkuar për homazhe në Reçak në 25 vjetorin e masakrës. Bashkë me ta ishte edhe ambasadori William Walker. Kurti para gazetarëve tha se civilët e vrarë nuk u varrosën deri pas katër javësh, pasi kishte luftime. Ai shtoi se ky është tregues që Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën. Kurti e falënderoi ambasadorin William Walker që e tregoi të vërtetën e Reçakut para gjithë botës.

Më 15 janar, në një dimër jashtëzakonisht të ftohtë, pat ndodhur ky krim makabër ndërkaq varrimi i 45 civilëve ka ndodhur katër javë më vonë sepse ka pasur luftë të madhe për kufomat. I kemi edhe 11 ushtarë të UCK’së që kanë rënë në betejë për mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia dhe ato katër javë tregojnë se Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën, ta justifikojë krimin dhe prandaj po e theksoj edhe një herë rëndësinë e vërtetës nga mendja, sytë, veshët dhe goja e ambasadorit William Walker, të cilit i jemi përjetë falënderues e mirënjohës për shkak se në një moment vendimtar historik për popullin tonë e foli të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit