Big Brother Vip 3 sapo ka nisur dhe është në qendër të vëmendjes me debatet, intrigat dhe aleancat që sapo kanë nisur.
‘Prime’ i ditës së nesërme premton spektakël. Ashtu sikurse u paralajmërua natën e parë, nesër shtëpisë do t’i shtohen 6 banorë të rinj, personazhe VIP nga fusha të ndryshme.
Aktualisht në shtëpi ndodhen 18 banorë vipa të cilët kanë filluar përplasjet me njëri-tjetrin.
Jeta e personazheve VIP mbahet nën vëzhgim nga 100 kamera dhe shumë mikrofona që ndodhen të të gjitha ambientet.