-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OBSH: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 60% për shëndetësinë

Kryesoret

Shqiptarët përballen me kosto të larta të shpenzimeve shëndetësore direkt nga xhepi i tyre, por ky lloj shpenzimi duket se është rritur me tej pas pandemisë Covid-19.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të përditësuara së fundmi, në vitin 2021 një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht për shëndetin 465 dollarë. Kjo shumë në masën 59.7% (277 USD) është përballuar nga xhepi dhe pjesa tjetër 39.7 për qind nga shpenzimet e qeverisë nga buxheti i shtetit.

Siç shihet nga të dhënat e OBSH-së shpenzimet e shqiptarëve nga xhepi për shëndetësinë kanë pësuar rritje të ndjeshme pas pandemisë. Në vitin 2015 ky tregues ishte 57.3% dhe që atëherë ka pësuar rritje me 2.5 pikë %.

Qeveria i ka rritur kapacitetet buxhetore, por shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë kanë ardhur në rritje përgjatë dekadave të tranzicionit në vend të ulen. Siç shihet nga të dhënat e OBSH-së në vitin 2005 shqiptarët paguan nga xhepi 49.3 të kostos së shpenzimeve shëndetësore, teksa më 2021 ky tregues arriti në 59.7%.

OBSH përllogarit se ndërmjet 2015 -2021 shpenzimet e shqiptarëve për shëndetësinë u rritën me 82 për qind. Përgjatë kësaj periudhe pandemia Covid-19 duket se ka dhënë një ndikim jo të zakontë.

Në krahasim me gjithë vendet e tjera të Europës (pa përfshirë ish shtetet e bashkimit Sovjetik), Shqipëria mban rekord për shpenzimet nga xhepi. E dyta pas nesh është Maqedonia e Veriut, me 41.7%, e ndjekur nga mali i Zi (38.1%), Serbia (35.8). Treguesi më i ulët në rajon është në Bosnjë Hercegovinë (30.7%), ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë. Në vendet me të ardhura të larta, ky tregues është më i ulët sesa 20% (shih grafikun në fund). Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit