Parlamenti ka miratuar ndryshimet në kabinetin qeveritar. Blendi Gonxhe nga dita e sotme do të jetë në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Elva Margariti u shkarkua si ministre e Kulturës. Dekreti i Ervin Metes u miratua si ministër i Financave. Gjithashtu Adea Pirdeni si ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Seanca është mbyllur pas kaosit të krijuar nga deputetët e rithemelimit.