-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia arreston “spiunin” e SHISH? Goxhaj: Ja pse është lajm shumë i mirë

Kryesoret

Të shtunën mediat në Beograd shkruan se BIA, pra shërbimi sekret kishte arrestuar një serb, që sipas tyre punonte si spiun për llogari të SHISH-it në Shqipëri. Po sipas tyre, spiuni serb ishte arrestuar në Rashkë, pranë njërës prej bazave ushtarake që po filmonte. Eksperti i sigurisë Dritan Goxhaj thotë për “5Pyetjet.al” se këtë e ka parë si lajm të mirë për të vendosur në lëvizje shërbimin shqiptar.

Nuk e besoj këtë se ka punuar për shërbimet shqiptare. Filmimi i objekteve ushtarake është kthyer në treg në të gjithë botën. Shërbimet sekrete në Serbi mund ta shfrytëzojnë duke thënë se u ka shërbyer shërbimeve shqiptare.

Por edhe nëse do të ishte e vërtetë, unë e shoh si lajm shumë të mirë sepse do të nxiste shërbimin sekret shqiptar për ndalimin e një qytetari serb apo shqiptar që punon për interesat e Serbisë.

Kjo do të merrej si nxitje nga Shqipëria, që të arrestojë një apo dy si kundërpërgjigje për atë që bëri Serbia. E dyta kjo do të acarojë raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë, nuk do i kenë marrëdhëniet fjollë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit