-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Daçiç kërcënon Kosovën: Po shpërtheu lufta…Eksperti: Raketat “Javelin” janë kot!

Kryesoret

Pak ditë më parë Kosova arriti marrëveshjen me SHBA për të blerë raketa antitank “Javelin”. Reagimet nga Serbia kanë qenë të shumta. Së fundmi, kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiç deklaroi se në rast të shpërthimit të luftës “Kosovës s’do t’i kryenin punë as një milion ‘Javelin’”. Eksperti i sigurisë dhe ish-luftëtar i UÇK-së, Dritan Goxhaj deklaroi për “5Pyetjet.al” se 70 milionë Eurot për të blerë këto raketa janë të hedhura dëm. Ai tha se Kosova duhet të ngrejë ushtrinë duke nisur stërvitjen e rezervistëve.

Blerja e raketave është diçka simbolike nuk i shërben me të vërtetë ushtrisë së Kosovës. Në radhë të parë duhet të kemi ushtri. Kemi një forcë të sigurisë së Kosovës që nuk është ushtri. Blerja e këtyre armatimeve është simbolike për të treguar lidhjen me SHBA-në. Ato janë raketa që vetëm njëherë përdoren. Janë para të hedhura dëm. Për këtë pikë që është Kosova nuk janë të nevojshme për Kosovën.

Maksimumi mund të mbulojnë vetëm një batalion tankesh. Para duhet të shpenzohen në mënyrë më të arsyeshme. Kosova duhet të ketë qendra trajnimi, të fillojë trajnimin e rezervistëve dhe armatimin e tyre. Kosova duhet të bëjë 10-20 mijë rezervistë. Duhet të plotësojë këto nevoja. Nëse fillon lufta Kosova ka vetëm 3 mijë veta për luftë. Pastaj na ndodh si në Ukrainë që i çoi njerëzit në luftë me një javë stërvitje.

Serbia deri tani ka stërvitur 50 mijë rezervistë, kurse Shqipëria dhe Kosova janë zero. Raketat Javelin u përdorën në Ukrainë dhe nuk dhanë ndonjë rezultat. Kongresi i SHBA i kërkon ministrit të Mbrojtjes Austin, sa ka qenë efektiviteti i raketave Javelin në Ukrainë dhe ai tha se nuk e dinte. Atëherë kujt iu mori vendimi apo vendimi për të blerë këto armë” tha ai për “5Pyetjet.al”.

Daçiç: Po shpërtheu lufta, Kosovës s’i bëjnë punë as 1 milion raketa “Javelin”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit