Pas largimit të Arbjan Maznikut i cili u emërua para disa javësh si Ministër i Shtetiti për pushtetin Vendor si edhe Anisa Rusetit e cila u emërua si Drejtoreshë e Përgjithshme të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar sot emrat e dy nënkryetareve të reja në bashki.
Frida Pashako dhe Jonida Halili janë dy zonjat që kanë marrë besimin e Veliajt për postin e Nënkryetareve të Bashkisë së Tiranës, duke plotësuar kështu edhe dy vendet vakante pas largimit të Maznikut dhe Rusetit.