Plarent Ndreca është deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. KQZ i dha sot mandatin socialistit, i cili zëvendëson Arben Ahmetajn që ndodhet në arrati dhe iu dogj mandati pasi nuk u paraqit për jashtë muaj.
Ndreca rezultoi i pastër në formularin e dekriminalizimit. Tashmë pritet që Ndreca të betohet në Kuvend. Dallëndyshe Bici refuzoi të marrë mandatin e deputetes dhe i kaloi Ndrecës i cili mori 4008 vota preferenciale në zgjedhjet parlamentare 2021.