Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani sot do të qëndroj për vizitë në Kosovë, ku do të ketë një varg takimesh.
Hasani fillimisht do të pritet në takim nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.
Takimi do të zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa pas takimit dy homologët do të deklarohen për media.
Sipas agjendës Hasani do të ketë takim edhe me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjucfa. Me Albin Kurtin ai nuk mund të takohet për shkak se ai është në Davos për shkak të forumit