Juvetnusi vazhdon ecurinë e fitoreve në Itali, e bashkë me to dhe ndjekjen “këmba këmbës” ndaj Interit për kreun e Serie A.
Bardhezinjtë fituan pastër 3-0 ndaj Sassuolos, në një përballje që nuk u vu kurr në dyshim.
Sulmuesi serb Dusan Vlahovic udhëhoqi “Zonjën e vjetër” në këtë takim, teksa realizoi një gol fantastik në minutën e 14-të.
Goli i dytë mban firmën e të njëjtit autor. Një ekzekutim perfekt i Vlahovic në minutë ne 37-të mahnit të pranishmit në stadium, portieri Consigli përsëri nuk mund të bënte asgjë. Në fund, Chiesa thelloi shifrat.
Trajneri i skuadrës nga Reggio Emilia, Dionisi vendosi të mos aktivizojë titullarë mesfushorin shqiptar, Nedim Bajrami. Me këtë disfatë, Sassuolo është në vendin e 14-të. Juventusi i vendit të dytë (49 pikë) mbetet rivali kryesor i Interit, në garën për titullin kampion në Serie A.