18 ditë i mbyllur brenda. Sali Berisha i është drejtuar SPAK-ut përmes avokatëve që t’i japë leje për të shkuar për të marrë pjesë në seancat plenare të Parlamentit.
Avokati Sokol Mëngjesi ka depozituar kërkesën në SPAK. Nëse për gjashtë muaj nuk ndryshon masa e arrestit, pra nëse gjykata s’i jep leje për të marrë pjesë në Parlament, ish-kryeministri humbet mandatin e deputetit.
Berisha ndodhet në arrest shtëpie i hetuar korrupsion për dosjen e kompleksit “Partizani”.