-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi/ Kamberi: Shqiptarët e Preshevës ta refuzojnë

Kryesoret

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi ka thënë se paralajmërimi për shërbimin ushtarak të detyruar duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Nëpërmjet një statusi në Facebook theksoi se rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, pasi vendimet e tilla i rikthejnë vitet e 90-ta.

“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse levizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandar Vuçiq është I papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës”, shkroi Kamberi.
Kamberi u shpreh se Serbia nuk është e kërcënuar nga asnjë vend fqinj.
“Madje përkundrazi, rasti i 24 shtatorit vitit të kaluar në Banjskë ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje dhe kush synon agresori”.

Sipas deputetit shqiptar në parlamentin serb, rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit