Deputeti demokrat dhe njëkohësisht anëtari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Dashnor Sula, thotë se sot u shua çdo dyshim edhe për më skeptikun që Basha-Rama tashmë janë një.
Sipas tij, ambasada amerikane, ajo e BE-së dhe e OSBE-së zbuluan “lakuriq”, pazarin e dy personave që nuk duan zgjedhjet e lira.
Reagimi:
Sot u shua çdo dyshim edhe për më skeptikun se që nuk mendon se Basha-Rama tashmë janë një.
Falenderoj Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadën Bashkimit Evropian dhe OSBE që me qëndrimin e tyre parimorë dhe në anën e të vërtetës zbuluan “lakuriq”, pazarin e dy personave që nuk duan zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të ndershme por duan të mbajnë peng një popull për interesat e veta meskine ekonomike.
Reagimet e Ambasadës së SHBA, BE dhe OSBE e nxorën siç është; një mashtrues të paskrupull të vetshpallurin “kryetar” i cili merr guximin dhe gënjen publikun duke përdorur ambasadorët e nderuar të partnerëve strategjik.