Pas takimit të ditës së sotme me përfaqësuesen e OSBE-së në Tiranë, Clarise Pasztory, deputeti Gazmend Bardhi ka zbardhur se çfarë është diskutuar.
Bardhi shprehet se gjatë takimit ka ritheksuar se Reforma Zgjedhore është një prioritet absolut për opozitën, por bllokohet nga Edi Rama.
“Përfaqësues të opozitës u takuan sot me Kryetaren në Detyrë të Prezencës së OSBE-së zj. Pasztory. Riktheksuam se për opozitën Ref. Zgjedh është një pritoritet, që është bllokuar dhe po vazhdon të bllokohet nga Edi Rama, duke mos lejuar përfaqësimin e opozitës në këtë Komision” sqaron Bardhi.
Përfaqësues të opozitës u takuan sot me Kryetaren në Detyrë të Prezencës së OSBE-së zj. Pasztory. Riktheksuam se për opozitën Ref. Zgjedh është një pritoritet, që është bllokuar dhe po vazhdon të bllokohet nga ER, duke mos lejuar përfaqësimin e opozitës në këtë Komision. pic.twitter.com/tjr8rgy2Ou
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) January 17, 2024