-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paketa për fasonët/ Ekspertja te “5Pyetjet.al”: Ja pse u tërhoq Rama, modeli i ri dhe çelësi i suksesit

Kryesoret

Qeveria njoftoi sot një paketë  mbështetje për sektorin fason. Ndërhyrjet e dakordësuara do të stimulojnë pikërisht transformimin dhe investimet në teknologji e inovacion, duke mbështetur me shpejtësi nevojën për likuiditet, nevojën për kreditim të lehtësuar, si edhe për burime njerëzore të kualifikuara: Rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie. Ofrimi i një mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësitë që kompanitë duhet të fusin në prodhim.

Një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion. Një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani. Gjithashtu qeveria premtoi se do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania”.

Por a mjaftojnë këto për të shpëtuar sektorin? Teuta Nunaj Kortoçi, eksperte ekonomie në një bisedë me “Skype” me “5Pyetjet.al” analizoi situatën duke dalë në përfundimin që shpëtimi i vetëm i fasonëve është që sipërmarrësit të lëviznin me shpejtësi për t’u përshtatur me ndryshimet e kohës.

E rëndësishme është që qeverisja e ndryshoi qasjen. U mor seriozisht kërkesa e këtij grupi të madh interesi. Ky sektor ka mbi 70 mijë të punësuar. Nëse këta punonjës do të dilnin të papunë do i drejtoheshin shtetit për asistencë apo ndihmë ekonomike. Do të kthehej në një problem të madh social. Nuk mund të themi se kjo është paketa e shpëtimit. Nuk mjafton vetëm qeveria por duhet të veprojë edhe vetë sektori. Duhet vullneti i vetë sektorit që të gjejë zgjedhjen e duhur për të mbijetuar” tha ajo ndër të tjera. Më poshtë intervista e plotë me Teuta Nunaj Kortoçin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit