Një qytetar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi ka përshtatur një banesë për kultimvimin e bimëve narkotike. Forcat policore kanë aarrestuar A. L., 37 vjeç, banues në Vlorë; dhe është në kërkim M. B., 37 vjeç, banues në Vlorë.
37-vjeçari kishte në përdorim këtë banesë dhe e kishte përshtatur atë për kultivim të bimëve narkotike ndërsa vijon puna për kapjen e pronarit të banesës.
Kontrollet policore në lagjen “1 maji” kanë sekuestruar 160 pajisje elektrike (stabilizator energjie), 236 llampa elektrike, 10 aspiratorë, 5 filtra ajri si ato që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambjente të mbyllura dhe 10 bidona plastik me substanca kimike për bimët.
Gjithashtu, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 14 doza, municion luftarak dhe një kallëp lënde plasëse (tritol) me kapsollë detonatore të vendosur dhe fitil zjarrëpërcjellës të montuar.