-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Garanci dhe overdraft, Rama tërhiqet nga “vdekja klinike”: 4 ndihma për fasonët

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama bën kthesë. Pak ditë më parë deklaronte se sektori fason është në “vdekje klinike” dhe se nuk kishte ndërmend që ta ndihmonte, por gjatë takimit me përfaqësuesit e këtij biznesi njoftoi se ka marrë katër masa ndihme.

Së pari do të ketë rimbursim të shpejtë të TVSH-së, së dyti overdraft për disponimin e shpejtë të likuiditetit, garanci sovrane për investime dhe skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale.

Në fund edhe një premtim, se qeveria do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania”.

Piramida e Tiranës – Në “Shtëpinë e Biznesit” me përfaqësuesit e shoqatës së industrisë me material porositësi (fason), për të diskutuar mbi nevojat për transfomimin e mëtejshëm të sektorit, në shembullin e kompanive lider në sektor; masat mbështetëse që do të ndërmarrim për kapërcimin e sfidave të zhvillimit; domosdoshmërinë e të kuptuarit nga të gjithë aktorët e sektorit të faktit se koha e krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues ka përfunduar prej disa kohësh tanimë dhe ky fakt përballet vetëm me investime në teknologji e inovacion, e me paga dinjitoze rrjedhimisht” tha ai. Sektori fason paralajmëroi mbyllje masive të vendeve të punës për shkak të rënies së euros.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit