-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hotel “Rozafa” shkrumbohet nga flakët, reagon policia, dyshimet e para

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme hotel “Rozafa” në Shkodër është përfshirë nga flakët duke krijuar një situatë alarmante tek klientët dhe stafi i hotelit.

Fatmirësisht në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse duke vënë nën kontroll situatën, deri më tani nuk raportohet asnjë i lënduar.

Sakaq, mësohet se për pasojë nuk ka pasur dëme të mëdha materiale përveç panelit elektrik, ndërsa të gjithë personat brenda godinës janë evakuuar.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe policia, e cila me anë të një informacioni paraprak shpjegon se një shkëndijë elektrike mund të ketë shkaktuar zjarrin në katin e dytë të hotelit.

Tym dhe zjarr brenda hotelit në Shkodër, ja si është situata

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:15, në katin e dytë të hotel “Rozafa”, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit