Këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, Bardhi ishte banori i fundit që bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP 3”. Ai u prezantua duke kënduar një nga këngët e tij më të famshme.
Bardhi deklaroi se nuk është në një lidhje, por nuk përjashton as mundësinë që në Big Brother të krijojë një marrëdhënie. “Besoj aty kam me i krijuar disa këngë, përderisa jam aty brenda, s’kam me nejt rehat.
Ato pjesë që kam me u mundu me i shfaq më shumë, thjeshtësinë, kulturën, respektin. Edhe ndonjë anë negative mundet me dal aty, ku i dihet. Në Big Brother po hy si një djalë beqar, e po pres me dal vet i dyti”, tha Bardhi.