-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shtëpia e barit” doli zbuluar, 3 shqiptarët fshihen në papafingo për të shpëtuar

Kryesoret

Tre “fermerë” shqiptarë të kanabisit janë gjetur të fshehur në papafingon e një shtëpie kur policia e bastisi pasi mësoi se kjo banesë shërbente për rritjen e bimës narkotike.

Alberto Loka, Riza Manuka dhe Besard Muça, ishin në procesin e krijimit të ndërmarrjes së re të paligjshme kur Durham Constabulary sulmoi pronën në Darlington, raportojnë mediat britanike.

Gjithashtu u zbulua se banda po nxirrte ilegalisht energji elektrike gjatë kontrolleve që u bënë në “shtëpinë e barit”. Në dhomën e gjumit, u gjetën 51 bimë kanabisi që ishin në proces rritjeje.

Vlera e shtëpisë së barit që sapo ishte ndërtuar, kapte vlerën e 26 mijë paundëve.

Policia gjeti tre telefona celularë, por nuk mundi të hynte në iPhone-in e Lokës pasi ishte i mbrojtur me fjalëkalim. Dy celularët e tjerë treguan një telefonatë të rregullt mes Manukës dhe Muçës.

Loka, 26-vjeçari Manuka dhe Muca, 24-vjeç, u deklaruan fajtorë për përfshirje në kultivimin e kanabisit. Chris Baker, avokati që përfaqësonte 24-vjeçarin Loka, tha se klienti i tij ishte një emigrant i paligjshëm që e kishte pranuar fajin në rastin e parë.

Ndërsa avokati Shaun Dryden, që përfaqësonte Muçën, tha se klienti i tij kishte qenë në vend për rreth 12 muaj në mënyrë të paligjshme përpara se të arrestohej dhe të lihej në paraburgim. Manuka u përfaqësua gjatë seancës së dënimit dhe pranoi çështjen e ngritur nga prokuroria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit