-sidi education-spot_img
12.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK-u i kthen përgjigje pozitive Berishës, gjyqtarja që ka në dorë fatin e tij

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme ka pranuar kërkesat e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për të shtyrë marrjen në pyetje për javën tjetër. SPAK kërkoi që Malltezi të paraqitej sot dhe Berisha nesër. Por avokatët kundërshtuan për shkak të axhendës dhe prokuroria e pranoi.

Kështu Sali Berisha dhe dhëndri i tij javën tjetër do të shkojnë të shoqëruar nga policia për t’u pyetur për dosjen Partizani. Të dy ndodhen në arrest shtëpie. Ndërkohë që ish-kryeministri ka kërkuar leje për të shkuar në Kuvend.

Përgjigje ende nuk ka marrë. Në krahun tjetër Gjykata e Apelit ka regjistruar kërkesën e Berishës që i kërkon trupës rrëzimin e masës arrest shtëpie. Gjyqtarja që ka në dorë këtë dosje në apel është Ilirjana Olldashi, e cila liroi Jamarbër Malltezin nga burgu në arrest shtëpie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit