Në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një 36-vjeçar nga Tirana u gjet i pa jetë në një hotel të Korçës ka reaguar dhe policia e qytetit.
36-vjeçari u gjet i pa jetë ditën e sotme në një dhomë që kishte marrë me qira., ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak.
Sipas njoftimit të bluve, 36-vjeçari O.R, nga Tirana është gjetur i pajetë nga punonjësja për mirëmbajtjen e banesës.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.