-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku ndodhet Ervis Martinaj? Eksperti: Policia e di të vërtetën, vrasja e qenit dhe dekonspirimi

Kryesoret

Më shumë se 50 forca të Policisë së Shkodrës, FNSH dhe RENEA zhvilluan dy ditë më parë një kontroll të befasishëm në Grudë të Shkodrës për arrestimin e Eljon Hatos, por doli duke vrarë qenin Ky i fundit ishte shpallur në kërkim si person i dyshuar dhe i përfshirë në dosjen “Metamorfoza”, por pavarësisht kontrolleve, Hato nuk u vu dot në pranga pasi nuk ndodhej në banesë.

Banesa tek e cila kishte dyshime se strehohej ishte e vëllait të tij, Elkier Hato. Eljon Hato njihet si mik i Ervis Martinaj, një personazh ky shumë i njohur për drejtësinë shqiptare, i cili rezulton i zhdukur, që verën e vitit të shkuar. Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Ora e Fundit” theksoi se ka dyshime të forta se operacioni në Grudë i RENEA-s dhe FNSH-së është dekonspiruar.

“Operacioni dyshohet se është dekonspiruar. Ky ka qenë problem më i madh. Mund të jetë pjesë e një dekonspirimi, fakti që nuk është kapur ky person. Në kushtet e flagrancës nuk mund të kesh një mandat kontrolli. Nuk e di se kush ka qenë flagranca. Operacioni është shfrytëzuar për kërkimin e peronave, të cilët janë ende në arrati. Çdo kontroll i kryer në mënyrë të paligjshme dhe çfarëdo prove mbledh, provat janë të paligjshme”, tha ai.

Ai u shpreh se Ministria e Brendshme duhet të zbardhë misterin, që ka përfshirë fatin e Ervis Martinajt. Karamuço theksoi se deri tani nuk ka ende asnjë provë ADN-je, e cila do konfirmonte pistën e vrasjes së Martinaj.

“Këtë duhet ta thotë ish-ministri i Brendshëm dhe ministri i tanishëm. Për sa kohë që nuk gjejmë edhe një qelizë të vetme ADN-je, ne nuk mund flasim për asnjë pistë. Nuk ka ende një provë, që të vërtetojë njërën pistë apo dhe tjetrën. Policia ka informacion për fatin e tij, por nuk e bën publik, për sa kohë nuk e provon dot”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit