-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Avokatët” i përgjigjen Gjykatës së Lartë: Gjoba për rekurset cënon të drejtat themelore

Kryesoret

Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili tha se do të vendosen gjoba ndaj avokatëve që bëjnë rekurs në këtë gjykatë të vendimeve gjyqësore.

Në një dekoratë për media, Dhoma Kombëtare e Avokatisë thekson se ky qëndrim i GJL, cenon hapur të drejtat themelore.

“Të fajësosh rekurset e bëra qofshin këto dhe të pabazuara nga avokatët, për shkak të vonesave në gjykim, e për rrjedhojë edhe të stokut të krijuar, është një qëndrim jokorrekt, i pavërtetë dhe jo transparent”, thuhet ne deklaratë.

Më tej theksohet se më këtë qëndrim të GJL, së pari cenohet e drejta e çdo individi për t’ju drejtuar Gjykatave të çdo niveli, përfshirë këtu Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, për të kërkuar një të drejtë në çdo kohë dhe në mënyrën që e vlerëson Ai.

Së dyti, cenohet e drejta e Avokatit për të ushtruar pa kufizim realizimin e mbrojtjes së interesave Ligjore të subjektit që përfaqëson.

Sipas Dhomës së Avokatisë, praktika të tilla janë në vazhdën e qëndrimeve të përshkallëzuar që i janë bërë në vite ushtrimit të profesionit të avokatit, duke filluar nga ngushtimi i hapësirës së mbrojtjes deri në pamundësinë e efektivitetit të saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit