-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fermerët në Gjermani nuk ndalen! Paralajmërohen protesta në zemër të Berlinit

Kryesoret

Fermerët nuk heqin dorë nga protesta. Të tjera organizime dhe tubime masive do të mbahen në Berlin. Sipas mediave gjermanie në protesta pritet të marrin pjesë rreth 1500 shoferë me automjetet e tyre.

Ndër kërkesat kryesore të tyre është tërheqja e rritjes së tarifave që paguajnë në bazë të ndotësve të emetuar që në shumë raste arrijnë edhe 80%.

Në të njëjtën kohë ata kërkojnë edhe kushte më të mira pune për drejtuesit profesionistë. Sipas Shoqatës Federale të Shpërndarjes dhe Transportit (BLV), kamionët pritet të mbërrijnë sot në qendër të Berlinit, për të marrë pjesë në demonstratën e planifikuar për nesër në mesditë në Portën e Brandenburgut.

Zona pritet të qëndrojë e bllokuar të paktën deri në mbrëmjen e nesërme dhe priten vonesa dhe probleme në shumë pjesë të rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Rritjet e çmimeve të tarifave, të cilat zbatohen nga 1 dhjetori 2023 në përputhje me legjislacionin e BE-së, kanë të bëjnë me kamionët mbi 7.5 tonë, ndërsa nga 1 korriku 2024 masa do të shtrihet për automjetet mbi 3.5 tonë.

Automjetet me emetim zero janë ende të përjashtuara nga detyrimi për të paguar tarifat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit