-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO+VIDEO/ Ja kush janë 3 rumunët që vodhën bankat me karta të klonuara

Kryesoret

Florin Oprinoiu, 51 vjeç, Marian Mihai,  45 vjeç, Adrian Simoiu, 20 vjeç janë emrat e tre rumunëve në kërkim pasi vodhën para në bankë.

Shtetasit e huaj nga Rumania arrinin që të klononin karta bankomati dhe kanë arritur që të marrin rreth 5 mln lekë. Jo vetëm bankat e nivelit të dytë, por viktimë në këtë skemë kanë rënë edhe disa qytetarë të vendit, ku autorët kanë arritur që të klonojnë kartat e tyre dhe më pas kanë bërë tërheqjen e shumave të parave.

Tre rumunët kanë arritur që të vjedhin para nga bankomatët më datë 06.01.2024 dhe 3 herë të tjera më datë 09.12.2023. Krimi Kibernetik prej disa ditësh ka mundur të identifikojë autorët, të cilët janë në ndjekje, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve kriminale dhe rasteve të tjera nëse janë të përfshirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit