Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka nisur hetimin për një grup kriminal i cili merret me shpërndarjen e lëndëve narkotike në Tiranë dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.
Janë arrestuar W.H., 27 vjeç, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, si edhe ka proceduar në gjendje të lirë punonjësin e policisë N/Komisar H.P., me detyrë Specialist në Seksionin kundër Narkotikëve në DVP Shkodër.
Procedimi i tyre ka nisur në 15 janar ku qytetari me iniciale W.H., me kombësi siriane e shtetësi shqiptare, me precedentë të mëparshëm kriminal, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë duke qarkulluar me automjetin në pronësi të punonjësit të policisë H.P., e gjatë kontrollit personal iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.