-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Vuçiç, je i izoluar”! Deputetët europianë: BE të hetojë manipulimet zgjedhore në Serbi

Kryesoret

24 deputetë nga e gjithë Europa kanë nënshkruar një letër, përmes së cilës kërkojnë hetim të pavarur për manipulimet në zgjedhjet e fundit në Serbi, që nxorën fituese partinë e Aleksandër Vuçiçit.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut, Michael Roth, i cili tha se Vuçiç është i izoluar.

“24 deputetë nga e gjithë Europa i bëjnë thirrje BE-së që të hetojë në mënyrë të pavarur akuzat për mashtrim dhe të bëjë rekomandime për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Serbi”, ka shkruar ai.

Në letër, deputetët europianë thonë se e duan Serbinë brenda një dekadë në BE, por se për këtë duhet një demokraci funksionale në Serbi.

Deputetët europianë thonë se këto ngjarje dhe reagimi represiv i shtetit pas tyre, tregojnë një përshkallëzim të mëtejshëm të zhvillimit autokratik të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit