-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia i fut një tjetër “shuplakë” Shqipërisë

Kryesoret

Athina nuk pranon firmosjen e një marrëveshjeje të BE-së për mbrojtjen dhe sigurinë me Shqipërinë për shkak të dosjes së Fredi Belerit. Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se BE është në një fazë të përshpejtimit të proceseve të nënshkrimit të marrëveshjeve me vendet e treta, jashtë Bashkimit, me synimin për një bashkëpunim më të mirë në mbrojtje.

Pak ditë më parë, në Bruksel u mbajt një takim në nivel teknokratik, objektivi kryesor i të cilit ishte lidhja e një sërë marrëveshjesh të mbrojtjes dhe sigurisë me vendet brenda dhe jashtë Evropës. Nga pala greke u shprehën kundërshtime për Shqipërinë, si një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE, “duhet të konvergojë me acquis evropiane, e cila përfshin si element kyç respektimin e shtetit të së drejtës”, referuar Belerit.

Në këtë kontekst, pala greke kundërpropozoi si shtetin më të përshtatshëm për të lidhur një marrëveshje të mbrojtjes dhe sigurisë me BE-në, Maqedoninë e Veriut, e cila “ka treguar performancë më të mirë në fushën e sundimit të ligjit, ndërsa standardizimi i forcave të armatosura sipas standardeve perëndimore (përmes pjesëmarrjes së saj në NATO ) ka përparuar me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë.

Propozimi grek nuk u pranua, ndërkohë që nuk vazhdoi as çështja e Shqipërisë, pavarësisht mbështetjes shumë të fortë nga italianët, të cilët janë edhe partneri më i ngushtë i Tiranës në BE, gjë që sjell rregullisht Romën në fërkime me Athinën, veçanërisht për shkak të ngërçit të krijuar nga këmbëngulja e qeverisë Rama në çështjen Beleri” shkruan gazeta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit